Kurti kritikon deputetët: Po na largoni nga BE, po na ktheni pas

Politikë Rajon/Botë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes që u mbajt në Tiranë. Në fjalimin e tij Kurti ka thënë se është i nderuar që po merr pjesë në këtë forum.

Ai ka deklaruar se deputetët po na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës.

“Parlamentarët (deputetët) flasin dhe përfaqësojnë. Ata janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës”, është shprehur ai/

Kurti tha më tej se është detyre e secilit që të kontribuojë për drejtësinë dhe për paqen.
“Është detyra jonë të kontribuojmë për drejtësinë dhe për paqen, fillimisht aty ku jetojmë e veprojmë, sepse paqja e drejtësia në shtëpinë tonë është themeli i kontributit për paqen e drejtësinë në botë. Për paqen dhe drejtësinë, jo për paqen me padrejtësinë”.

Share: