“Shteti ka ikur për lesh, dolën 30 polica ore, shtetrrethim”, këngëtari tregon incidentin: Më kapën, e më thanë… (VIDEO)

Shkencë & jetë

Këngëtari i njohur, Endri Prifti, ka zbuluar nëpërmjet një video-live në “Facebook”, një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

endri1


Sipas këngëtarit, teksa kthehej në shtëpi pas koncertit, mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Këngëtari shprehet se policia i ka thënë se kishte konsumuar alkool. Si pasojë, policia i ka marrë Endit makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave. I revoltuar, këngëtari shton se ky veprim i policisë është i padrejtë.

endri prifti“Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëçikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.

Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’ tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

“Kësaj i thonë të të heqin edhe gjithë lumturinë që ke kaluar mbas një koncerti të mrekullushem, të ti ndrydhin ndjenjat, emocionet, mundin, djersën, dinjitetin, te gjitha . Teror , turp i zotit”, dëgjohet të thotë Endrri në videon e publikuar në “Facebook”.

Share: