Agron Duka, gati të garojë për Bashkinë e Durrësit: Unë, mund të sakrifikohem

Politikë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur i gatshëm të kandidojë për kryetar Bashkie në Qytetin e Durrësit.

Duka tha në emisionin “Java” se megjithatë vendimi nuk është plotësisht në dorën e tij, por këmbënguli se për një betejë që do të largonte pushtetin e lidhur me krimin në Durrës, do të ishte i gatshëm të sakrifikohej.

“Me thënë të drejtën unë jam i lindur dhe i rrutur në atë zonë. 

Jam nga Shijaku, banoj aty dhe më dhimbset kur e shikoj Durrësin ashtu, pushteti i lidhur me krimin duhet të largohet nga Durrësi. 

Nëse do kandidojë apo jo, kjo varet edhe nga elementë të tjerë. 

Nëse gjykohet që kjo do ketë efekte pozitive, natyrisht unë mund të sakrifikohem”, u shpreh Duka.

Share: