Sipas teorisë humorale, çdo njeri ka katër gjendje shpirtërore. Këto janë gjaku, gëlbaza, lëngu i zi dhe lëngu i verdhë. Çdo gjendje, shoqërohej me një nga katër elementët:ajri, toka, uji dhe zjarri. Çdo gjendje, ishte gjithashtu i lidhur me një nga katër stinët. Gjithkush, mendohej se ishte në rrezik të kishte një bollëk të çdo lloj gjendje gjatë një sezoni.
Për shembull, në pranverë thuhej se ishte i bollshëm gjaku. Kjo mund të shkaktonte shpejt probleme, sepse trupi ka nevojë për 4 gjendjet e balancuara që të funksionojë normalisht. Mjekët shpesh i kuronin njerëzit për gjendje të pabalancuara në të kaluarën. Në varësi të diagnozës, pacientëve iu kërkohej të stërviteshin ose konsumonin ushqime dhe ilaçe të caktuara. Ndonjëherë, mjekët aplikonin taktika radikale si përdorimi i një hekuri të nxehtë për të krijuar flluska në lëkurën e pacientëve të tyre ose i detyronin ata të përdornin laksativë për të pastruar zorrët e tyre. Në raste ekstreme, ata thjesht kullonin trupin me një gjendje në tepri. Teoria Humorale u hodh poshtë në vitet 1800. / bota.al