Rama: Opozita një grusht endacakësh, lëvizin nga Kuvendi tek ministria e Brendshme. Kërkojnë pushtetin me dhunë

Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita është kthyer në një grup endacakes që lëvizin nga Kuvendi tek ministria e Brendshme që kërkojnë pushtetin me dhunë.

Në fjalën e tij, Rama gjithashtu ka ironizuar edhe ish-deputetin e PD-së, Salianji që denoncoi dosjen Babale, por u mor i pandehur për kallëzim të rremë.

” Opozita është kthyer në një grup endacakes që lëvizin nga Kuvendi tek ministria e Brendshme që kërkojnë pushtetin me dhunë.

Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë.

Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike.

Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji” tha ai.

Share: