Reshat Arbana në gjendje rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital

Kulturë

Një ndër aktorët më të dashur dhe respektuar për publikun, Reshat Arbana, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se Arbana është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në spitalin “Nënë Tereza”.

Njoftohet se gjendja shëndetësore e 85 vjeçarit është përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje ishemike të zemrës, e quajtur ‘Angina Pectoris’.

Kujtojmë se Reshat Arbana është një nga aktorët më popullor të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Share: