Si të zbardhni dhëmbët tuaj, duke përdorur tumerikun?

Shkencë & jetë

Përveç syve, fytyrës dhe flokëve të bukur, edhe dhëmbët e bukur dhe të bardhë janë një tipar shumë i rëndësishëm që na bie në sy, kur takojmë dikë. Ndërkohë, ne i dëmtojmë ndoshta padashje dhëmbët tanë nëpërmjet zakoneve të përditshme, si konsumi i duhanit, çajrave, kafeve, si dhe i pijeve shumë të ftohta, apo shumë të nxehta. Nga ana tjetër, të pasurit e dhëmbëve të bardhë e të rregullt, nuk do t’ju bëjë vetëm të dukeni bukur, por do t’ju bëjë edhe të ndiheni më mirë dhe më të sigurtë në vete.

Krahas shumë produkteve kozmetike për zbardhjen e dhëmbëve që shpesh herë nuk japin rezultatet që presim të shohim, neve ju sugjerojmë përdorimin e turmerikut , i cili është i përbërë nga një komponent i quajtur curcumin që ka efekte antiseptike, antiinflamatore, antibiotike dhe ndihmon në problemet dentare, si dhimbja e dhëmbëve dhe gingiviti.

Turmeriku është i sigurtë në përdorim, edhe për personat me dhëmbë të ndjeshëm. Me një përdorim të rregullt, ai jo vetëm do të zbardhë dhëmbët tuaj, por do t’ju ndihmojë të largoni edhe kariesin dentar, nëse fatkeqësisht jeni prekur prej tij.

Si ta përdorni turmerikun?

Përbërësit : Një furçë dhëmbësh e veçantë nga ajo e përdorimit të përditshëm (sepse do të mbetet me njolla nga turmeriku), turmerik organik.

Procedura : Lagni furçën me ujë dhe hidhni shumë pak turmerik në të (afërsisht sa 1/8 e një luge çaji). Më pas lajini dhëmbët normalisht, siç i lani me pastën e dhëmbëve. Në fund mos e shpëlani direkt turmerikun nga dhëmbët, por lëreni për 3-5 minuta pa shpëlarje, në mënyrë që të kryejë veprimin e tij. Më pas shpëlajeni gojën dhe rilajeni me pastë dhëmbësh. Nëse shihni ndonjë njollë të verdhë në fytyrë apo në buzë nga turmeriku, lajeni me sapun dhe ajo do të hiqet lehtësisht.

Provojeni këtë metodë dhe do të surprizoheni se si një gjë kaq e vogël mund të ndihmojë kaq shumë në pamjen tuaj. / bota.al

Share: