Programi kombëtar i praktikave të punës, të rinjtë nisin sot aplikimet

Aktualitet Kryesore

Të rinjtë nga 21- 26 vjeç, që kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” mund të aplikojnë nga sot deri më 28 shkurt në programin kombëtar të praktikave të punës.

Kryeministri Edi Rama ftoi të rinjtë të aplikojnë në këtë program.

“Praktika pune për studentët dhe jo vetëm”, tha Kryeministri Rama. Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ftoi po ashtu të rinjtë të aplikojnë në programin kombëtar të praktikave të punës. “Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt 2019. Ky është momenti yt!”, tha Shahini.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është një mundësi punësimi për të rinjtë, që shtrihet në të gjithë rrethet e Shqipërisë, në 15 institucione shtetërore qendrore, 105 institucione të varësisë, 50 bashki dhe në disa shoqëri tregtare.

Në këto institucione ka rreth 2 mijë pozicione për praktikantë. Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve Bachelor.

Të rinjtë janë të mirëpritur të aplikojnë në faqen http://praktika.arsimi.gov.al/. Pasi hyn në faqe kontrollon të gjithë institucionet, plotëson aplikimin duke ndjekur me kujdes hapat. Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt.

Ky program mbështetet nga Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Departamenti i Administratës Publike dhe UNDP.

Share: