Ja cilat janë 6 mitet e gabuara rreth Kleopatrës

Histori

Nga Barbara Stepko

Ndoshta është pushteti, jeta e saj dashurore, apo pamja e saj mahnitëse. Por një gjë është shumë e qartë:Kleopatra është një figurë historike, me të cilën ne thjesht s’kemi të ngopur. Hollivudi ka prodhuar jo më pak se 4 filma mbi të, dhe biografia e Stejsi Skif “Kleopatra:Një jetë”, ishte një ndër librat më të shitur pak vite më parë, sipas prestigjiozes amerikane “The Neë York Times”. Për të mos përmendur pastaj numrin e grave që dizenjojnë sytë çdo vit, për tu dukur si mbretëresha egjiptiane, në kuadër të festës së Hallouinit.

Ajo ishte egjiptiane

Kleopatra mund të jetë quajtur vërtet “Mbretëresha e Nilit”, por ajo nuk ishte egjiptiane në origjinë. Megjithëse familja e saj jetonte në Egjipt prej rreth 300 vjetësh, rrënjët e Kleopatrës mund të gjurmohet tek Ptolemeu I, gjenerali grek që shërbeu nën Aleksandrin e Madh.

Pasi Aleksandri vdiq në vitin 323 P.E.S, 3 nga gjeneralët e tij e ndanë perandorinë e tij. Ptolemeu mori Egjiptin.

Ndonëse shumica e sundimtarëve të Egjiptit respektuan zakonet dhe kulturën e tyre greke, mbretëresha e re kurioze dhe mendje-hapur, iu përshtat shumicës së zakoneve të vendit të saj të lindjes. Në fakt, ajo ishte anëtarja e parë e familjes së saj që mësoi gjuhën egjiptiane – një kjo lëvizje e mençur, e cila ndihmoi në rritjen e respektit dhe besimit të popullit të saj.

Ajo ishte tepër e bukur

Kleopatra është portretizuar në kinema nga gratë më të bukura në Hollivud (mes tyre Vivian Leig dhe Elizabet Tejlor). Dhe në fakt, legjenda thotë se ajo arriti të joshë dy burrat më të pushtetshëm të kohës:Jul Çezari dhe Mark Antoni. Por mbretëresha nuk ishte dhe aq e pashme sa thuhej.

Monedhat e kohës me fytyrën e saj, tregojnë një grua me një mollëza të mprehta, një hundë të gjatë dhe ballë të gjerë. Ashtu si shumica e burrave, grave dhe madje edhe fëmijëve të Egjiptit në atë kohë, Kleopatra e ruante kokën tullë. (Egjiptianët besonin se flokët e trupit ishin të papastra, dhe në fakt një shenjë e mungesës së qytetërimit).

Në fakt, ajo mbante paruket të përpunuara nga skllevërit. Shkrimtari i lashtë, Plutarku, pretendonte se ndërsa bukuria e Kleopatrës ishte “jo shumë e pakrahasueshme”, ishte karizma e saj (ose siç tha ai “hijeshia e parezistueshme”), që e bënte të dëshirueshme nga burrat.

Ajo ishte një grua tejet sipërfaqësore.

Shumë portretizime të Kleopatrës, e përshkruajnë mbretëreshën si një grua jo shumë serioze, që shpenzonte paratë si një marinar i dehur, veçanërisht kur vinte punat tek produktet kozmetike. Sipas dëshmive të kohës, ajo ishte e shqetësuar mbi mënyrën se si të shfrytëzonte thesarin e vendit, për të përballuar stilin luksoz të jetës.

Por kishte një grua tjetër përtej syve të grimuar, banjove me qumësht dhe me mjaltë. Kleopatra ishte mjaft e zgjuar. Edhe pse u ngjit në fron kur ishte vetëm17 vjeç, ajo ishte e mirë-arsimuar dhe e përgatitur si duhet për të marrë drejtimin e vendit.

Ajo fliste të paktën 6 gjuhë, ishte i përgatitur mirë në matematikë, filozofi dhe astronomi. Ajo kishte ndërkohë njohuri të bollshme mbi politikën dhe artin e luftës. Kleopara ishte disi feministe, duke iu dhënë egjiptianeve të drejtat të gjera, ndryshe nga gratë në vende të tjera.

Ajo ishte një “magnet” për burrat

Po dhe jo. Ajo ishte disi tërheqëse. Kini parasysh mënyrën dramatike sesi u njoh me Jul Çezarin dhe Mark Antonin. Në vitin 48 para P.E.S, një Kleopatër e shkathët, e ndaluar nga vëllai i saj Ptolemeu XIII për t’u takuar me gjeneralin romak, u maskua me një qilim (sipas disa historianëve një thes liri) dhe arriti të depërtojë deri në shtabin e Çezarit.

Kleopatra ishte po aq dinake në takimin e parë me Antonin në vitin 41. E urdhëruar të paraqitej para gjeneralit në Tarsus (që gjendet në Turqinë e sotme), Kleopatra u përgatit me nge, pasi u zbukurua, dhe pastaj arriti mbi një tezgë të artë. Ajo ngjante si perëndesha Afërdita. Mark Antoni u magjeps pas saj.

Ajo vazhdoi lidhjet intime me të dy burrat, por marrëdhëniet ishin sa në funksion të një manovre strategjike – për të dyja anët – aq edhe në funksion të epshit seksual. Sidomos Jul Çezari, ia kishte vënë syrin pasurive të Egjiptit, duke dashur t’i përdorë ato në mbështetje të fushatave të kushtueshme ushtarake të Romës.

Edhe marrëdhënia e Kleopatrës me Antonin, kishte gjithashtu një element politik:Ajo kishte nevojë për të, për të mbrojtur kurorën e saj (ai e bëri këtë duke vrarë motrën e saj, Arsinoen,

një rivale për fronin). Ndërkohë Antoni dëshironte aksesin në burimet natyrore të Egjiptit.

Ajo vrau veten, nga pikëllimi për vdekjen e Antonit

Sigurisht, vdekja e Antonit e shkatërroi Kleopatrën. Por ajo vetë i kishte ditë e numëruara:Egjipti ishte pushtuar nga Roma, dhe mbretëresha dikur krenare, kishte mbetur pa para dhe pushtet, dhe shumë shpejt rrezikonte të parakalohej rrugëve të Romës si një trofe. Ajo nuk do ta lejonte këtë lloj poshtërimi, ndaj kreu vetëvrasje.

Ajo vdiq nga një pickimi i një nepërke

Kleopatra dhe Antoni vdiqën duke u vetëvrarë në vitin 30 P.E.S, pasi u rrethuan nga forcat Oktavian Augustit në Aleksandri. Antoni do të vriste veten duke u hedhur mbi një shpatë, ndërsa mënyra e vdekjes së Kleopatrës është e më pak e qartë. Sipas legjendës, ajo vdiq nga pickimi i një “nepërke” – konkretisht një kobra egjiptiane – qe e kafshoi në krah, por nuk ka prova për ta mbështetur atë.

Gjithsesi, helmimi ka shumë mundësi të ketë qenë metoda e zgjedhur prej saj për të kryer vetëvrasjen. Disa besojnë se ajo helmoi veten me një gjilpërë të helmatisur. (Dihej se ajo fshihte një sasi helmi në një nga kapëset e flokëve)

Historiani gjerman Kristof Shafer ka ofruar edhe një teori tjetër:Mbretëresha mund të ketë përdorur një përzierje vdekjeprurëse më bazë opiumi – një helm i testuar ndoshta në tek disa njerëz fatkeq, për t’u siguruar se garantonte një vdekje pa dhimbje.

VintageNews – Bota.al

Share: