Dieta për metabolizmin e ngadaltë

Shkencë & jetë

Ky mëngjes është i dobishëm për metabolizmin e ngadaltë, deri tani keni provuar disa dieta, mirëpo nuk keni arritur sukses? Keni metabolizëm të ngadaltë, por që dëshira juaj është e madhe për të humbur peshë? Provojeni këtë dietë !

Ky vakt është shumë i shëndetshëm dhe është i pasur me vitamina dhe minerale.

Për përgatitjen e këtij vakti do t’ju nevojiten:

300 ml kefir (apo kos pa yndyrë)
2 lugë supe miell tërshëre
1 lugë farëra të bluara liri
1 lugë kakao pluhur
5 – 7 kumbulla të thata

Përgatitja e mëngjesit:

Vakti përgatitet në mbrëmje për mëngjesin e nesërm.

Shtojini pak ujë të valuar (100 ml) kumbullave të thata. Vini kapakun dhe lërini 5 – 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe në enë vendosni miellin e tërshërës, farërat e bluara të lirit dhe kakaon.

Shtojini sipër kosin dhe të gjitha përziejini mirë.

Kumbullat, të cilat janë fryrë, grijini imët, mund të përdorni edhe blenderin, dhe shtoni përzierjen e mëparshme.

Përziejini mirë dhe lëreni në frigorifer.

Në mëngjes merreni dhe kënaquni me mëngjesin tuaj të shëndetshëm dhe të shijshëm të cilin konsumojeni për 10 ditë. Gjasat janë që të humbni deri në 5 kilogramë.

Share: