Peleshi: Nuk do doja PD-në ta mbyllte historinë e vet politike

Politikë

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi ka shpjeguar pse mbajtja e Kongresit të Partisë Socialiste merr një rëndësi të veçantë pikërisht në këtë moment ku ndodhet politika.

“Është një kongres i veçantë, i rëndësishëm, për vendin, sepse ne po mundohemi dhe do ja dalim që përmes tij, të shpërndajmë mesazhe normaliteti, të një Shqipërie normale që punon respekton demokracinë dhe e ka fokusin e vet tek rregullat e demokracisë. që përgatitet për zgjedhje.

Si çdo parti edhe në qarkun ku unë punoj objektivi është maksimal, për të fituar kudo, si çdo parti tjetër politike.  Anormaliteti është rruga, tha Peleshi.

A mund të mbahen zgjedhjet lokale pa opozitën, Peleshi përgjigjet:

“Jemi të vendosur të shkojnë në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë, por nuk e kemi dot në dorë të zgjedhim sjelljet e opozitës shqiptare.

Nuk janë ato që do të dëshironin, në një palë zgjedhje të vetëm dhe të fitonim të gjitha bashkitë pa kundërshtarë, duam kundërshtarë të fortë për të pasur përplasje të fortë elektorale. Nuk do doja PD-në ta mbyllte historinë e vet politike”, tha Peleshi.

Peleshi shprehet se zgjidhjen e ngërçit politik në vend, shqiptarët ta gjenin mes vetes, pa u dashur të kthejnë sytë nga ndërkombëtarët.

“Të paktën këtë herë tja dalim pa kthyer sytë nga ndërkombëtarët. Do doja ti gjenim forcat brenda nesh të mund të dilnim nga ky ngërç, nuk jemi ne fajtori, por jemi të gatshëm për dialog”, u shpreh deputeti Peleshi.

Sipas tij “nuk ka shkak për zgjedhje të parakohshme”.

Share: