Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotografitë dhe emrat e 7 personave që janë vrarë këtë javë në vendin tonë.
Për Berishën, në të gjithë Europën janë vrarë në një javë tre veta, ndërsa vetëm në Shqipëri janë 5 vrasje në shtatë ditë.
“5 të vrarë në 7 ditë në Shqipëri! 3 në gjithë Europen pa Shqiperine!
Ngushellime te ndjera per familjet e tyre. Miq, Shqiperia sot mund te krahasohet vetem me Afganistanin ose Libine. Ajo mbylli javen me pothuaj dyfishin e te vrareve te te gjithe Europes.
Në dy raste vrasesit u dorezuan vet, ndersa ne tre rastet e tjera ata u larguan ne drejtim te paditur se kishin pune, ishin delegate ne kongresin e suksesit te partise te sojit te tyre.
Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni madje me serum per ne komisariat protestuesin armik.
Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit te partisë se pushtetit te krimit. Suksese! Sb”, shkruan Berisha.