ELBASAN
Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar.
Viktima ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit.
Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.