Kush është avokati i vrarë në Elbasan, mik i familjes Çapja (Emri)

Kronikë

Një person është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe viktima është Ravik Gurra, me profesion avokat.

Viktima njihet si mik i familjes Çapja.

Gjithashtu mësohet se Ravik Gurra ka qenë avokat në procesin gjyqësor të Çapjas dhe Shullazit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

Share: