ATHINE
Në 03.50 dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri. Granata ka arritur në postin e rojes, ku ka shpërthyer.
Nuk ka të plagosur për shkak të orës së vonë. Banorët përreth kanë dëshmuar se dëgjuan një shpërthim të fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.
Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti roja i plagosur. Ndërsa në shkurt 2018 terroristë hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.