20 thënie të Uilliam Shekspirit: “Njeriu nuk e di se sa shumë një fjalë e rëndë, mund të helmojë simpatinë”

Histori Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

Uilliam Shekspiri ishte një poet tepër i talentuar dhe një mjeshtër i pakrahasueshëm i fjalës. Veprat e tij zbulojnë thelbin e marrëdhënieve njerëzore. Jetët e personazheve të tij janë të mbushura me pasione dhe emocione të pandalshme. Shkrimi i tij depërton thellë në shpirt dhe zbulon botën tonë delikate, por shumë të madhe. Më poshtë, 20 thënie të pavdekshme të dramaturgut më të madh të të gjitha kohërave.

Vetë bukuria nuk i josh sytë e njeriut, pa një orator.

Njeriu nuk e di se sa shumë një fjalë e rëndë, mund të helmojë simpatinë.

Edhe pse kjo është çmenduri, sërish ka metodë brenda saj.

Përshtatini veprimin fjalës dhe fjalën veprimit.

Kur fjalët janë të pakta, ato rrallëherë shpenzohen kot.

Nuk ka asgjë të re nën diell.

Ne e dimë se çfarë jemi, por nuk e dimë se çfarë mund të jemi.

Dashuria e kërkuar është e mirë, por e dhënë pa u kërkuar, është edhe më e mirë.

Disa rriten prej mëkatit dhe disa bien prej virtytit.

Pjesa tjetër është heshtje.

Mos i mëso buzës një përbuzje të tillë, sepse buza është bërë për të puthur, zonjë, jo për të tillë përbuzje.

Ena bosh bën tingullin më të fortë.

Një budalla e mendon veten të mençur, por një njeri i mençur e di veten për budalla.

Sa larg i hedh rrezet e tij ai qiri i vogël! Po kështu shkëlqen një punë e mirë në një botë të mërzitshme.

Një trëndafil, cfarëdolloj emri tjetër të kishte, do të mbante aromë po kaq të mirë.

Jepi gjithësekujt veshin, por pak njerëzve zërin tënd.

Por dashuria është e verbër, dhe të dashuruarit nuk mund të shohin.

Dyshimet tona janë tradhëtare, dhe na bëjnë të humbasim të mirat që shpesh mund të fitojmë, nga frika e të provuarit.

Share: