465 vjet më parë nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqipe

Kulturë Libri Reportazh / Profil

Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.

Më 1740 u zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit të tij. A është kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë të ndaluar. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar. Kjo ndoshta, është arsyeja që sot gjenden vetëm në dy kopje të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.

“Meshari” i Gjon Buzukut  filloi të shkruhet me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Data, të cilat ndodhen të shkruara në pasthënien e vepres. Është kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.

Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

Studime e botime mbi veprën

“Meshari i Gjon Buzukut” (1555), Tiranë 1968. Ky është botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Çabej, i cili ka shkruar studimin hyrës. Namik Resuli,Skenderbeju “Il Messale di giovanni Buzuku”, Vaticano – 1958, është po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.

Pjesë nga vepra:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot. Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Share: