Ekzekutoi në sytë e të birit 62 vjeçarin, vetëdorëzohet në polic autori i krimit

Kronikë

Autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Bacinovski, është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij, rreth orës 19:30 të së mërkurës.

Islam Myslaj është vetëdorëzuar në polici katër ditë pasi ishte shpallur në kërkim. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye të një borxhi të pashlyer.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje“, thuhet në deklarata e policisë:

Po sipas deklaratës: “Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale“.

Share: