Ndryshime të tjera në qeveri, ikin dy zëvendës ministre

Politikë

Ndryshime të reja në qeveri, e bëhet fjalë këtë radhë për dy zëvendësministre.

“BalkanWeb” mëson se zëvendës ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo është liruar nga detyra.

Po kështu ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta. Nuk dihet motivacioni për lirimin e zv.ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta.

Të dy zëvendës ministret e morën detyrën në tetor të 2017-ës.  Shkurta ndërsa vinte nga bota e biznesit, si drejtuese e një kompanie, ndërsa Vodo ka qenë hulumtuese për politikat europiane pranë Parlamentit Europian.

Share: