Pas sulmit terrorist makabër të ndodhur në qytetin Christhurch të Zelandës së Re ku si pasojë të paktën 50 persona humbën jetën. Terroristi Brenton Tarrant doli përpara gjykatës në të cilën nuk nguroi të bëjë edhe shenja rracizmi në prani të trupës gjykuese.
Por normalisht që kjo ngjarje është fundi i bishtit të kavallit pasi çudia e radhës vjen nga një media britanike. Sulmi terrorist tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, por ne duam të ju sjellim një standard të dyfishtë të gazetës Daily Mirror.
E njejta gazetë në një sulm në SHBA ku përgjegjës për të ishte një musliman publikoi këtë ngjarje me titullin: ‘Manjaku i DEASH-it vret 50 persona në një klub gay’. Ndërsa e njëjta gazetë për sulmin në Zelandën e re shkruan: ‘Fëmija me pamje engjëllore i cili kur u rrit u kthye në një vrasës bandit, radikal i djathtë’.
Më shumë se sulmi, e dhimbshme është qasja e mediave në përgjithësi dhe e disave në veçanti, të cilat humbin objektivitetin dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shtyjnë thellimin e ndasisë.
Frekuenca.com