Në Panairin e librit të Parisit sot skena e Europës u hap me debatin publik njëorësh kushtuar letërsisë shqipe të prodhuar në Kosovë.
Ky debat publik u drejtua në gjuhën frënge nga intelektualët Klara Buda dhe Nezir Kraki dhe zgjoi shumë interesim tek të pranishmit dhe pati vlerësim të lartë nga organizatorët. Katër autorët e pranishëm, Ilire Zajmi, Adem Gashi, Marigona Kelmendi dhe Haxhi Kraki folën për qasjen e letërsisë në këto 20 vjet.
Këtë vit Europa ishte e ftuara e nderit dhe jo të gjitha vendet kishin fatin ta hapin këtë aktivitet dhe të kishin një panel me autorët e pranishëm në panair.
Tema e panelit ishte letërsia shqipe e Kosovës 20 vjet pas Rambujesë, ndërhyrjes së NATO-s dhe 11 vjet Kosovë të pavarur si dhe letërsisë botërore të përkthyer në shqip dhe veçanërisht letërsia frënge. Aktiviteti u ndoq nga media franceze që e lajmëroi direkt nga panairi i librit (Livre Paris).
Stenda e Kosovës L117 ndodhet në kuadër të stendës mysafire tënderit, Europës.