Grida Duma: Ja komenti im për përjashtimin e Rudina Hajdarit!

Aktualitet Kryesore Politikë

Në një intervistë për A2, Grida Duma ka komentuar përjashtimin e Rudina Hajdarit nga Partia Demokratike. Ajo tha se vendimi i takon forumeve politike dhe duhet të zbatohen nga anëtarët.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë. Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.

Share: