Meghan Markle merr ‘lejen’ e lindjes. Pallati mbretëror Kensington Palace ka njoftuar se dukesha e Sussex nuk ka më detyra zyrtare deri në lindjen fëmijës së saj dhe që tani e në vazhdim ajo do të lëvizë vetëm për angazhime private dhe personale.
Gjatë muajve të fundit, spekulimet për lindjen e Meghan kanë ndryshuar, madje edhe sa i përket shtëtësisë që do të mbajë fëmija. Ndërkohë që titujt ndryshojnë, disa pyetje kanë mbetur ende enigmë, siç është ajo për spitalin ku do të lindë fëmija. Ende nuk është konfirmuar, por nga lajmet e mediave online kanë nisur sërish spekulimet.
Për arsye sigurie, natyrisht, vendi i lindjes mbretërore nuk tregohet dhe as konfirmohet paraprakisht. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis lindën në Spitalin e Shën Marisë në Londër. Por Meghan dhe Harry mund të marrin një rrugë tjetër për lindjen e fëmijëve të tyre.
Sipas Sipas Us Weekly, çifti mund të zgjedhë spitalin “Frimley Park”, në Surrey, Angli, për lindjen e Meghan. “Do të jetë shumë më pak kaos dhe më shumë një ngjarje private nëse ajo lind këtu dhe jo në në Londër [në spitalin e Shën Marisë] si Kate”,- tha një burim për revistën.