Shi me gjyma më 14 Mars, ja kur festohet Dita e Verës në Tiranë

Aktualitet Kryesore Kulturë

Dita e Verës këtë vit do të festohet më 17 Mars. Vendimi është marrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili hapi një ditë më parë një sondazh ku mbi 80 për qind e qytetarëve kanë mbështetur idenë për të zhvendosur festimet për Ditën e Verës të dielën, më 17 mars.

Votimi

Kjo shtyrje erdhi për shkak se ditën e enjte më 14 mars pritet të ketë temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu në kryeqytet.

Sipas Veliajt shumica dërrmuese e qytetarëve tyre kanë votuar që festimet të bëhen për të dielën, e cila parashikohet nga sinoptikanët që të jetë një ditë më diell.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka njoftuar se Bashkia e Tiranës ka parashikuar mbi 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur.
Share: