Avioni i rënë në Etiopi, Kina: Stop përdorimit të Boeing 737 Max

Kronikë Rajon/Botë

Kompanitë ajrore kineze kanë marrë urdhër për të hequr përdorimin e Boeing 737 Max pas aksidentit të së dielës, ku u përfshi një model i Ethiopian Airlines dhe ku vdiqën 157 njerëz.

Lajmin e bën të ditur revista financiare Caijing, e cila citon burime pranë Civil Aviation Administration of China.

Aksidenti i djeshëm është i dyti për një Boeing 737 Max 8. Aviacioni Civil kinez, konfirmon që vendimi është marrë pas konsultimeve me agjencitë homologe amerikane dhe Boeing.

Në pritje për të njohur motivet e përplasjes së djeshme ajrore ku vdiqën 157 vetë edhe Ethiopian Airlines ka njoftuar se ka bllokuar të gjithë avionët Boing 737-8 Max.
Në një komunikatë publike në Twitter, Ethiopian Airlines ka vendosur të mos ngrejë më në ajër asnjë Boeing 737-max. Kjo për faktin sepse ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Share: