TEC-i i Korçës, Sotiraq Filo letër dy ministrave: Mos e aprovoni

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo është kundër ndertimit të TEC-it në Korçë. Qëndrimin e tij kundër ai e ka pshprehur përmes një letre drejtuar ministrit të Mjedistit, Blendi Klosi dhe ministres së MEI, Belinda Balluku.

Ai kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të qytetit të Korçës.

“Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe në toka të frytshme bujqësore. Qendrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cënon funksionalitetin e Fushës së Korçës nga fshati Barc deri në Zemblak. Në këto kushte, ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, thuhet në letrën e kryebashkiakut Filo.

Share: