“Femrat mund të bëhen xheloze për ty dhe nuk të japin votën”, Grida Duma: Unë mbijetova

Kulturë Shkencë & jetë

Grida Duma është një nga politikanet më të njohura nëvendin tonë, ku përveç rolit të rëndësishëm në Partinë Demokratike dhe aftësive në politikë, komentohet shpesh dhe për pamjen e saj.

Ish-deputetja ishte e ftuar dje në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera u pyet dhe se si pamja e saj ka ndikuar në votat që ka marrë. “Femrat mund të bëhen xheloze për ty dhe nuk të japin votën. Mund të thonë: Shtriga sa e bukur që është dhe nuk ta japin votën”- tha moderator i emisionit, Ermal Mamaqi ndërkohë që Grida u përgjigj: “Ka qenë dhe ajo periudha, por unë i mbijetova dhe thanë s’kemi çfarë ti bëjmë”.

Ajo u pyet dhe nëse mendon se njerëzit flasin më shumë për pamjen e saj apo për profesionin si politikane: “Flasin për të dyja”-tregoi Grida- “Por unë mendoj që kush e ka bërë Zoti të bukur dhe çdo gjë të bukur që na ka dhënë Zoti t’i kënaqemi, ti themi faleminderit se çdo gjë tjetër është efekt anësor.”

Ndërkohë në emisionin e të shtunës në mbrëmje, ish-deputetja e PD-së rrëfeu dhe faktin se kudo që shkon merr bukë me vete, për shkak se është diçka shumë e shëndetshme dhe i kursen mjaft kohë, e inkurajoi të gjithë të tjerët të bënin të njejtën gjeë. Por nuk mund të linte pa përmendur as situatën e tensionuar politike në vend dhe i doli në mbrojtje vendimit të forcës politike që përfaqëson për të djegur mandatet. Grida tha se vendimi i tyre është një sakrifikcë që i ka futur në një rugë të gjatë e të mundimshme protestash, por gjithsesi ishte vendim I drejtë pasi nuk kishte mbetur asgjë tjetër për tu bërë.

Share: