Revolucioni Rus u financua nga “armiqtë” kapitalistë

Histori

Ndoshta dy njerëzit e parë që të vijnë ndër mendje, kur flitet për Revolucionin Rus janë Leon Trocki dhe Vladimir Lenin. Të dy qenë komunistë të vendosur, dhe mesa duket forcat lëvizëse pas krijimit të Bashkimit Sovjetik, dhe eleminimit të diskutueshëm të familjes mbretërore Romanov.

E megjithatë, ndërsa revolucionet e vitit 1917 po zhvilloheshin në rrugët e Rusisë, Trocki dhe Lenini ishin të sigurt në shtretërit e tyre të ngrohtë në Perëndimin e “lig“ kapitalist. Për më tepër, secili prej tyre mori mbështetje të konsiderueshme financiare nga “kundërshtarët” kapitalistë pas kthimit të tyre në Rusi.

Për shembull, Lenini do të vinte nga “selia e elitës financiare”, Zvicra, me fonde nga Rezerva Federale dhe Siti i Londrës. Një raport i Kongresit Amerikan në vitin 1919, tregonte depozita të shumave të mëdha të parave (miliona dollarë) në një llogari bankare sekrete, që do të përdoreshin nga Lenini ose Trocki.

Meqë ra fjala, Trocki do të mbërrinte në Rusi pasi u pajis me pasaportë amerikane, të firmosur personalisht nga presidenti Udrou Uilson. Ai kishte me vete 10.000 dollarë në para të thata, një tjetër dhuratë kjo e qeverisë amerikane.

Share: