Një sasi prej 26 300 dollarë të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas.
Sipas policisë paratë i përkisnin një siriani dhe një turku, të cilët synonin t’i nxirrnin ilegalisht nga Shqipëria paratë.
Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kane kaluar për kontroll në vijën e dyte shtetasit me iniciale F.E dhe O.A, ku ju gjeten 26.300 dollarë.