Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në “Rai 1” me gazetarin Bruno Vespa.
Përballë një paneli të ftuarish, Rama ka folur për situatën politike.
“Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit“, ka thënë kryeministri Rama.
“Sot sjellim një shkëmbim ekonomik e tregtar me Itali, prej 2.6 miliard euro në vit. Shqipëria eksporton 1,2 miliard euro në Itali“, është shprehur kryeministri Rama.
“Çka shihni në këto imazhe të forta është vetëm një perimetër i vogël i Tiranës“, tha Rama referuar protestave të opozitës.
Kryeministri u shpreh ndër të tjera se qeveria e tij ka luftuar kanabisin, siç e tha edhe Raporti i Guardia Di Finanza.
I pyetur nga gazetari Vespa se nëse është Shqipëria Kolumbia e Evropës, Rama përgjigjet:
“Në vitin 2013 ishin 400 mijë ha me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 ha, sipas burimeve të Guardia di Finanzës”
“Nuk duhet folur keq për Shqipërinë në një gjuhë të huaj“, thotë Rama.
Në panelin e të ftuarëve në emision është edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.