Dorëzohen mandatet në KQZ, Basha: Po tentojnë të na provokojnë!

Aktualitet Kryesore Politikë

Pas mbërritjes në ambientet jashtë selisë së KQZ, krerët e opozitës, të kryesuar nga Lulzim Basha, janë ndaluar nga policia në fillim dhe më pas janë lejuar të hyjnë.

“Po tentojnë të na provokojnë, kërkojnë përplasje. KQZ nuk ka kërkuar mbrojtje”, u shpreh Basha.

Pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme, ish-deputetët tashmë kanë dorëzuar në sekretari refuzimet e mandateve të deputetëve të pas listës.

Share: