Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, deklaroi sot se dialogu me Serbinë do të jetë përfundimtar, ndërsa shtoi se kjo do t’i krijojë shtetit më të ri të Evropës një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosova do të marrë ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi për ta shitur, as për ta bleë, e as me mbrojt vet. Ne duhet të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.
Ai ri përsëriti faktin se orientimi final i Kosovës është vetëm perëndimi duke pohuar se nuk do të lejohet të ftohen marrëdhëniet në asnjë rrethanë me SHBA.
“Ne nuk do të lejojmë ftohje me SHBA-në. Në të njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrës e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të gjithëve”, tha Veseli.