Nëse koha është para, atëherë pse shumë nga ne e shpërdorojnë atë? Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se koha është shumë më e çmueshme se paratë sepse nëse t’i e shpërdoron atë, sado të përpiqesh nuk mund ta rikuperosh dot. Asnjë sasi e caktuar parash nuk mund ta kthejë pas kohën e humbur. Prandaj ajo duhet mbrojtur dhe duhet konsideruar si një prej elementëve më të rëndësishëm jo vetëm drejt suksesit, por edhe si një prej më të rëndësishmëve në jetë.
Ta mbroni kohën tuaj dhe ta përdorni atë në mënyrën më të mirë të mundshme, ju bën më produktivë dhe për rrjedhojë ju do të arrini të përfundoni në kohën e duhur objektiva të caktuara. Suksesi juaj varet nga koha që ju i jepni vetes suaj që të përqendroheni nërealizimin e objektivave tuaja.
1. Vendoseni veten tuaj në plan të parë
Ekspertja e financës personale, Suze Orman, shrehet se nuk është aspak egoiste që ju ta vendosni veten tuaj në plan të parë.
Hidhini një sy listës suaj të prioriteteve. “Ku çalon ajo”?
Pjesa më e madhe prej nesh, marrin përsipër më shumë gjëra seç mund të realizojmë, dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk arrijmë të përfundojmë shumë prej tyre por ndihemi edhe të stresuar. Të stresuar sepse nuk arritëm të realizonim të gjitha detyrat që kishim marrë përsipër, gjë kjo që ndikon edhe në uljen e produktivitetit tonë.
Çfarë do të ndodhte nëse në vend që ne ta sforcojmë dhe ta mbingarkojmë veten me detyra të cilat nuk mund t’i realizojmë dot sado të përpiqemi, të vendosnim veten tonë në plan të parë? Po, kjo është një prej zgjidhjeve më të mira dhe me produktive. Merrni përsipër të realizoni aq detyra sa ju jeni të sigurtë se mund të realizoni, duke i shmangur vetes akumulimin e një stresi të panevojshëm dhe mbi të gjitha të rrisni produktivitetin duke mos e shpërdoruar kohën duke u marrë me shumë gjëra njëherësh dhe në fund të mos relaizoni asnjë prej tyre ose t’i realizoni duke mos dhënë më të mirën tuaj.
2. Duhet të keni kontroll mbi axhendën tuaj
Të mbroni kohën tuaj dhe ta vendosni veten tuaj në plan të parë do të thotë që ju të keni kontroll mbi axhendën tuaj. Sigurohuni që përbri detyrave më të rëndësishme, ju të vendosni edhe kohën që mendoni se do t’ju duhet për t’i realizuar ato, sepse në rast se ju nuk e përcaktoni kohën që do t’ju duhet për të realizuar secilën prej tyre atëherë si do ta kuptoni nëse do t’ju mbetet kohë edhe për të tjerat. Të skeduloni kohën tuaj do t’ju ndihmojë që ju të dini fare mirë nëse ju mbetet kohë e lirë apo e keni të gjithën të zëne dhe në këtë mënyrë ju do ta mborni veten edhe nga të tjerët të cilët kërkojnë ndihmën tuaj, duke ju “vjedhur” një pjesë të mirë të kohës suaj dhe duke ju lënë që ju të mos realizoni detyrat tuaja.
3. Përcaktoni prioritetet
Në ditët e sotme, mjetet e shpërqendrimit janë të shumta prandaj edhe ne fatkeqësisht e shpenzojmë një pjesë të madhe të kohës sonë në çëshjte të parëndësishme. Prandaj, duke pasur një listë me prioritete dhe mbi të gjitha kohën që duhet për të përfunduar secilën prej tyre, ju do të dini fare mirë se cilat gjëra duhet të përfundohen më parë dhe se sa është koha që realizimi i secilës prej tyre do t’ju marrë. Në këtë mënyrë ju, jo vetëm realizoni detyrat që kishit për të përfunduar por edhe e mbroni kohën tuaj duke mos e shpenzuar atë në gjëra të parëndësishme.
4. Tregohuni i sinqertë me veten tuaj
Pse shumica prej nesh humbasin kohë të çmuar në mbledhje që nuk kanë rëndësi, në konferenca që edhe mund t’i kishim shmangur, apo merremi me përfundimin e detyrave të cilat nuk na ndihmojnë aspak në arritjen e objektivave tona? Vlerësoni se si e shpenzoni kohën tuaj. A po merreni me realizmin e detyrave të cilat do t’ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht apo po shpenzoni kohën tuaj të çmuar duke u marrë me gjëra të parëndësishme? Tregohuni të sinqertë në përgjigjen që do t’i jepni vetes sepse nga ajo varet edhe zgjidhja që ju do t’i jepni këtij problemi.