Moderatorja simpatike Bora Zemani është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi, Bora është shfaqur tejet provokuese. Në një fotografi bardhezi të postuar në “Instagram”, Bora shihet e shtrirë topless në krevat, teksa mban veshur vetëm një palë xhinse. Flokët e gjata dhe të shtrira që i bien deri në fundshpinë, i ofrojnë akoma edhe më shumë sensualitet kompozimit fotografik.
“Ka shumë arsye për të cilat duhet të jesh falenderuese në jetë. Unë jam një e tillë”, shkruan krahas fotos së publikuar Bora, që është komentuar deri vonë edhe për ndarjen e saj nga Dj Vin Veli, me të cilin ka një djalë 3 vjeç.