Gjermania në krizë? Bie prodhimi i automjeteve

Aktualitet Ekonomi Kryesore

Industria gjermane e automjeteve pret një rënie të prodhimit të brendshëm këtë vit me rreth 5% (4,8 milionë automjete), njoftoi sot Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA).

Për sa i përket ekporteve përtej Atlantikut priten të rriten me 3% në 11,6 milionë automjete.

Shoqata tha se “industria gjermane e automjeteve, për shkak të rreziqeve që vijnë nga tregtia dhe tarifat kanë zgjeruar fabrikat e tyre në SHBA  Meksikë dhe Kinë”.

“Megjithatë, pavarësisht reduktimit të prodhimit, numri i punonjësve në fabrikat gjermane pritet të qëndrojë stabël në 834 000 persona”, tha presidenti i Bernhard Mattes, niveli më i lartë i punësimit në Gjermani nga kjo industri që pre ribashkimit në vitin 1990.

Share: