- Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.
- Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
- Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.
- Mos u jepni para frikërave tuaja. Nëse e bëni, ju nuk do të jeni në gjendje të bisedoni me zemrën tuaj.
- Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
- Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.
- Gjithmonë vëruani veshin shenjave.
- Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
- Jeta tërheq jetën.
- Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
- Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.
- Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
- Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.
- Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
- Dy gabimet më të rënda strategjike që mund të bëni, janë të veproni në mënyrë të parakohshme dhe të lejoni që një shans t’ju rrëshkasë. Për të shmangur këtë, çdo luftëtar e trajton çdo situatë si të ishte unike dhe nuk mbështetet tek opinionet apo recetat e të tjerëve.
- Nëse ju i kushtoni vëmendje të tashmes, mund të përmirësoheni bazuar tek ajo.
- Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.
- Eshtë dora që ngjall dashuri dhe krijon një shpirt binjak për çdo person në botë.
- Gjuha që të gjithë mbi tokë ishte në gjendje të kuptonin në zemrat e tyre, ishte dashuria.
- Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.
- Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i madh, sepse jeta është momenti që jemi duke jetuar në këto momente.
- Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
- Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
- Jemi ne që ushqejmë Shpirtin e Botës.
- Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.
- Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.
- Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.
- Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja.
- Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.
- Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
- Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.
- Kur dikush merr një vendim, ai është po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete
- Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.
- Njerëzit mësojnë, herët në jetën e tyre, se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.
- Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
- Realizimi i fatit të tij, është detyrimi i vërtetë i një personi.
- Shpirti i Botës ushqehet nga lumturia e njerëzve. Por edhe nga pakënaqësia, zilia, xhelozia.
- Të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet ta bëjnë jetën e tyre, por asnjë ide për jetën e tij apo të saj.
- Në një pikë të caktuar në jetën tonë, ne e humbasim kontrollin dhe jetët tona kontrollohen nga fati.
- Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.
- Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqij.
- Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.
- Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
- Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë
45/Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj. Çdo kërkim fillon me fatin e fillestarit.
- Dhe çdo kërkim përfundon me fitimtarin që testohet rëndshëm.
- Çdo gjë që ju duhet të dini, e keni mësuar gjatë udhëtimit tuaj.
- Gjithçka që ne shohim, është vetëm pjesa e dukshme e realitetit.
- Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës.