Opozita ka vendosur të pezullojë protestën e parashikuar për nesër, e enjte, 28 shkurt, para Parlamentit.
Liderët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë marrë vendimin për pezullimin e kësaj proteste nisur nga fakti që nesër nuk do të ketë seancë plenare.
Protesta e radhës do të jetë në kuadër të seancave të radhës, ashtu sikurse ditën e djeshme, kur krejt papritur Kuvendi njoftoi zhvillimin e seancës dhe me të njëjtën befasi më pas, opozita vendosi të thërrasë qytetarët në protestë.
Protesta e djeshme u shoqërua edhe me incidente e përplasje.