Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës për të cilën nuk është dhënë leje nga Policia e Shtetit, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit.
Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forcat Shqiponja por edhe të Gardës. Protestues te dhunshëm te PD- LSI ne baze te nje skenari te pergatitur kane tentuar te mos lejojne deputetet te hyjne ne Kuvend.
Disa prej protestuesve kanë shtyrë ministrin Blendi Klosin ndërsa ai po kalonte pranë Pedonales, por pas ndërhyrjes të pjesëtarëve të Gardës dhe Policisë, ai ka mundur të futet në rrethimin e Parlamentit nga hyrja anësore.
Plani i masave të zbatuar është i ngjashëm me protestat e mëparshme të opozitës por vërehet një numër më i vogël policësh. Është formuar një kordon me punonjës rendi përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me maska kundër gazit. Po kështu vërehet se mungojnë policet femra. Në vijë të dytë janë pozicionuar forcat “Shqiponja” ndërsa pranë godinës së parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH-të, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë parlamentit janë forcat RENEA.