Apolonia antike, qytet i madh dhe hijerëndë

Uncategorized

HISTORIKU I APOLONISË

Qyteti antik i Apolonisë, një nga kolonitë më të rëndësishme greke, shtrihet 12 km larg Fier-it. Kjo qendër, bashkë me Dyrrahun kanë qenë qytetet më të rëndësishme Ilire në pellgun e Adriatikut. Ajo shtrihet mbi një kodër 103 m mbi nivelin e detit,duke dhuruar pamjen e bukur të kodrinave përreth dhe fqinjës së saj, lumit Vjosa. Apolonia është pushtuar nga kolonitë e Korintit dhe Korfuzit në vitin 588 para erës sonë, ku udhëheqës I konistasve ka qenë Gylaku. Ka pasur mendime që emri i saj I hershëm ka qenë Gylakeia, në nderim të udhëheqësit Gylak, por që më vonë ndryshoi në qytetin e perëndisë Apolon. Shumë studiues e kanë quajtur Apoloninë në shkrimet e tyre si një qytet grek, por në dokumente historikë ajo tregohet saktësisht si vend me popullsi ilire e pushtuar nga kolonët korintas dhe korkyras.Ilirët vendas krijuan marrëdhënieinteresi reciproke me kolonët,për të zhvilluar jetën politike,ekonomike dhe shoqërore të vendit. Shumë shpejt ajo krijoi shkëmbime marrëdhëniesh tregtare me fiset e tjera ilire duke u bërë një vend i fuqishëm tregtar dhe rriti numrin e popullsisë me mërgimtarët helen.

PASURIA MONUMENTALE

Qyteti i lashtësisë Apolonia fsheh brenda vetes pjesë të histories greke, blaton në tempuj luftëtarët që e kanë bërë këtë histori dhe me teatrin e tij sjell përsëri në jetë diskutimet oratorike të kohës. Ai prezantohet me kolonat e larta të akropolit duke të ftuar ngadalë të gjesh aty shumë monumente që kanë një histori Brenda vetes, teatrin e Odeonit ku 200 spektatorë në kohën antike, kanë shijuar shfaqet muzikore dhe diskutimet filozofike. Qendra e qytetit e perëndisë Apolon,zbukurohet nga monumenti I Agnoteas. Ai ka formën e një gjysmërrethi dhe ka shërbyer si vendi ku mblidhej Këshilli i Qytetit për të diskutuar. Pjesa ballore është ndërtuar në një mënyrë shumë të veçantë, 6 kolonat bashkohen me pjesën kryesore sipas stilit korintas. Monumenti është ndërtuar nga luftëtarët më të mirë të ushtrisë dhe ka për qëllim kujtimin e çdo ushtari që bie në luftë. Agnotea daton rreth mesit të shekullit të dytë të erës së re. Në ditën e inaugurimit të monumentit,në qytet u bë një shfaqje ku 25 çifte gladiatorësh luftonin me njeri-tjetrin. Në perëndim të këtij monumenti, vizitorët mund të shohin tempullin më të hershëm,atë të Atemisit. Ky tempull i vogël është më i hershmi i pasurisë monumentale që ka vendi ynë.Pa u larguar nga këta tempuj,gjithkush ka mundësi të ngjallë kujtimin e leximeve rreth teatrove të lashtësisë. Shumë afër Agnoteas gjendet teatri i vogël i Odeonit, ai është ngritur përpara se Apolonia të pushtohej nga kolonitë.Teatri ka radhë stolash për 200 spektatorë ku ndiqeshin shfaqet.Mbi ta ngihej skena ku orkestralen organizonin shfaqjet muzikore.Por ky vend nuk ka shërbyer vetëm për të ndjekur recitale dhe muzikë,aty janë mbajtur shumë diskutime oratorie dhe filozofie. Çdo vizitor bindet përse Greqia meriton të quhet vendlindja e demokracisë.Ky teatër shpreh hapur se diskutimet e hershme helene janë zhvilluar me pjesëmarrjen e shumë personave.

NJË SHTËPI ME MOZAIKË

Megjithëse një sy joprofesionist nuk thellohet në arkitekturën e tyre, çdo vizitor i thjeshtë e kupton e përmbajtjen e mozaikëve.Ata janë të të gjitha tipave, që nga figurat gjeometrike e deri tek ato mitologjike. Çdo figure gjeometrike karakterizohet nga perfeksioni dhe harmonia. Por zbukurimet që hasen më shpesh janë pamjet mitologjike me kafshë.Mozaiku që të bën më shumë përshtypje është e luftëtarit grek Akil, i cili shtrëngon mbretëreshën e bukur të Amazonës. Një tjetër vend në Apoloni ku historia merr jetë vetëm nga objektet, pikturat,mozaikët është muzeu. Ai ka 7 tenda të mëdha, një galeri dhe 2 portikë. Ky muze, bashkë me kishën e Shën Mërisë me kalimin e kohës e zbehin shkëlqimin, sepse nuk vihet dorë për mirëmbajtjen e tyre. Për kishën më parë janë kujdesur, por tani shumë pak piktura murale kanë rezistuar.Ajo mban datën e ndërtimit në shekullin e 14-të.

STILI ARKITEKTUROR

Sapo hyn në qytetin e Apolonisë dhe rrethohesh nga tempujt e kolonat, vë re se arkitektura e tyre është stisur nga dorë helene.Gjatë kohës së kolonizimit helenët ndërtuan në mjedisin ilir monumente dhe tempuj madhështorë duke i mbrojtur me mure të lartë rrethues, tipike kjo për të gjitha qytetet antike shqiptare. çdo tempull është uniformë me tjetrin, në harmoni me të gjitha ndërtesat përreth dhe kjo i jep qytetit një pamje të rregullt. Ky qytet ka pasur banesat me format më të zhvilluara për kohën. Ndryshe nga qytetet e tjerë tek të cilët dyshemeja shtohej me pllaka mermeri, guri, apo argjile të pjekur, në Apoloni janë gjendur gjurmë të shtrimit të dyshemesë me mozaikë. Shëtitorja , gjatë kësaj periudhe kanë qenë pjesë e formulimit urbanistik të qytetit.Ajo shquhet për mënyrën sesi është ndërtuar, galeria e mbuluar në pjesën e sipërme dhe e hapur ndaj ambientit ku shëtisnin qytetarët. Kurse teatri i Apolonisë ka tipike shkallaren në trajtë gjysmë rrethi, buzë kodrinës së gjelbëruar. Ballina e skenës është punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur. Ky teatër ka shumë të përbashkëta me atë të Butrintit dhe Bylisit.

Share: