Reagon deputeti i përjashtuar: Kundra blerjes se votës janë ata që futen në sistem

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar sërish pas vendimit të Kryesisë së partisë për ta përjashtuar atë nga radhët e saj.

Murrizi me tone të ashpra tregon arsyet pse nuk e dha dorëheqjen nga mandati.

Demokrati shprehet se liderat aktual të PD-së kanë qenë refugjat kur ky i fundit ishe përballë socialistëve.

Ndërkohë që thekson se PD e futi sistemin e blerjes së votave, ndërkohë që sot shprehet kudër saj. “Me vjen shume neveri kur dëgjoj qe flasin kundra blerjes se votës, ata qe futen në sistem blerjen e saj.

Sot shoh qe është plotësuar e gjithë “polifoto” e atyre që u rrëzuan me votë në qershor 2013, përveç Dashamir Shehut.

Nuk do habitesha fare nga vendimi i kryesisë së PDSH për të më shpallur armik, sepse me më shume sesa gjysmën e tyre, kam qenë armik i baballarëve të tyre qysh në dhjetor 90

Me një pjesë tjetër kam qene kundërshtare i hapur ne zgjedhjet e 31 marsit 1991, kur unë isha komisioner i PD, ndërsa ata kandidonin për Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë, ose ruanin votat e Ramiz Alisë në Shkollën e Bashkuar”, thekson ai.

Share: