Një shqiptar pritet të zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Turqisë

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Turqia duket se do të ketë një kryetar parlamenti me orgjinë shqiptare.

Mustafa Sentop është përzgjedhur zyrtarisht nga Presidenti Erdogan si kandidati i partisë qeveritare Drejtësi dhe Zhvillim (AK), për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha dorëheqjen për të garuar si kryebashkiak i Stambollit.

Sentop i cili aktualisht është deputeti i AK-së për Stambollin, ka lindur më 6 gusht të vitit 1968 në qytetin Tekirdag dhe është nga një familje me prejardhje shqiptare.

Sipas “Almakos” ia ka me shumë gjasa të përgjidhjet si kryetari i ri i parlamentit të Turqisë, edhe për shkak të ndikimit politik të presidentit Erdogan.

Ai pritet të garojë të dielën për kryeparlamentar në dy raundet e para, ku do t’i nevojiten 401 vota dhe pritet të kalojë më pas në raundin e tretë.

Sentop do të kandidojë përballë Engin Altay nga Partia CHP, ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e partisë qeveritare.

Share: