Pas protestës së organizuar sot nga opozita e bashkuar, deputetët e së cilës kanë mbetur pa mandate, kryeministri Edi Rama në një dalje për media u shpreh se ata që sot i kërkojnë kokën ia futën popullit në mes.
Rama tha se pavarësisht se posti i tij si kryeministër i ka kushtuar, asnjëherë nuk ka sulmuar verbalisht kundërshtarët.
“Nga lloj lloj figurash kanal, kanal, portal portal, kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me gruan dhe nënën, por edhe me të tjerë që nuk mbahet mend sa herë i kam takuar. Por e kam pranuar si haraçin e punës. Por nuk e kam gritur gishtin ndaj atyre që më kanë akuzuar që më kanë cilësuar si drogaxhi, mohuesi i fëmijës sim.
Nuk e gjeni asnjeherë ta kem thënë saliu kriminel. Mund të gjeni ndonjë audio, ndonjë sarkazama dhe ironi ndaj personazhit publik, por asnjëherë sulme verbale, lërë një herë të kem shantazhuar ndonjë pronar mediash pavarësisht tonelatave të baltës. Nganjëherë më provokojnë në daljet e mira në rrjetet sociale. Nuk e dinë që është shumë vonë për mua të bëj çunin e mirë dhe shumë herët plakun e urtë.
Në çdo fushë të djegur të minuar që gjetëm 5 vjete gjysmë më parë, shumëkush e harron, në një vend ku vjedhja ishte sekreti më i madh shtetëror, që nga dritat deri te shkumësat. Ishte krimi si hije e jetës politik edhe publike, që nga vrasësit që nxirreshin nga burgu, për të shoqëruar deputetët e partisë në fushatat elektorale. Ky është me siguri momenti ku kërkojnë kokën time. Ata që kërkojnë kokën time ia futën në mes popullit”, tha Rama.