Nga prof. dr. Klara Kodra
“Bija e malikuar”, ndonese e shkruar italisht ështe shfaqja e parë në prozë e talentit të shkrimtarit te ri Françesk Santori që do te çante tokat e palëruara te letërsisë arbëreshe dhe shqiptare duke debutuar në roman dhe në dramaturgji. Ky roman do t’i paraprinte (ose ndofta do të ishte bashkëudhëtar) me romanin e parë të shkruar shqip nga po ky autor “Sofía Kominiate”. Ky roman qe i vetmi nga tri romanet e autorit të tij që pati privitegjin e botirnit. Ai pa dritë në vitin 1863 (jo më 1858, si pretendonin disa studiues).
Çuditërisht duket se mbi të ka rënduar një malikim ngaqë për një kohë te gjatë. madje tepër te gjatë, asnjë kopje e tij nuk mund të arrinte në duart e studiuesve (pa folur per publikun). Të vetmit që kanë folur për te kanë qenë De Rada dhe Stratikoi (pas citimit në “Vjetarin e vitit 1863 ku përkulizohet si roman historik mbi Kalabrinë). De Rada flet për të te “Flamuri i Arbërit” me tone qartësisht vlerësuese “roman .. .me formë të veçantë dhe vërtetësi te tmerrshrne”. Stratikoi te “Manuali i Ietërsisë shqiptare” të 1896-ës e citon vetëm me titull. Për më tepër se një shekull e gjysmë ky roman është quajtur si i zhdukur. Po njeqind e njëzet vjet pas vdekjes së autorit të tij dhe njëqind e pesëdhjetenjë pas botimit do të dilte përsëri në dritë, duke u shkundur nga pluhuni i harresës, e vetmja kopje e tij. Kjo kopje u gjet e “fshehur” në një vëllim me format të vogël, tok me dy tekste te tjera në Fondin Ferrari të Bibliotekës “San Xhovani Batista” (Shën Jon Pagëzori) të fshatit arbëresh Akuaformoza. Meritën e gjetjes së tij dhe të botimit të tij sipas kritereve më rigoroze shkencore e kanë gazetari Oreste Parize (ish kryetar bashkie i Çerzetos) dhe studiuesi i Universitetit të Kozencës Xhani Belushi. Ky botim rreshtohet midis botimeve tepër serioze që ka nxjerrë në dritë filologjia e studiuesve arbëreshë vitet e fundit. Ai pa dritë në dhjetor 2014, i shoqëruar me një paraqitje nga Xhani Belushi, një parathënie nga Anxhela Kostanco dhe një pasthënie nga Luçia Nikoleti.
Romani është i një lloji shumë të veçantë dhe që mund të quhej si modern për formën e tij, është ndërtuar në formë dialogjesh, çka e afron me dramën. Duket se Santon ka dashur të shkrijë në këtë vepër dy vokacionet e tij, atë ndaj llojit të romanit dhe atë ndaj gjinisë se dramaturgjisë.
Jo më kot në dramën e tij të mëvonshme dhe më e njohur, “Emira” gjejmë elemente të romanit. Një formë e tillë nuk ka qenë e zakonshme as në romanin italian bashkëkohës, pra. Santon përdor një risi që në romanin e vet të parë. Në këtë roman personazhet kryesore u përkasin dy bashkësive —arbëreshes dhe italianes. Ndonëse u botua më 1863 (pm, pas bashkimit të ltalisë), problematika e tij që godet regjimin e Burbonëve dëshmon se duhet të jete shkruar prej kohe. Në parathënien e Anxhela Kostancos lidhet hipoteza që romani te jete shkruar në vitet 1845-46, pra, në një kohë te afërt me vëllimin e pare me poezi “Këngëtaija arbëreshe”.
Kuptimplotë është subjekti ku një nënë arbëreshe mallkon të bijën që dëshiron të martohet — me zgjedhjen e vet, Po edhe me pëlqimin e të atit — me një italian. Nëna e shpjegon këtë mailkim me karakterin e dhëndrit të ardhshëm që, sipas sai, fsheh shumë vese, Ky mallkim duket se shpjegon fundin tragik të romanit, vdekjen e parakohshme të vajzës së vetme të çiftit të ri (vajza, Rozalba nuk i bindet së ëmës dhe duke u mbështetur në mendimin e të atit krijon familje me ate që dashuron) dhe vrasjen e Rozalbës nga i shoqi që është bërë vrasës. Hiperbolat e subjektit kanë qenë karakteristike për romantizmin kalabrez që mund të ketë ndikuar në vepër. Në roman gjejmë disa tema dhe motive që do të jenë të pranishme në romanet e mëvonshme te Santorit: varfëria e fshatarëve arbëreshë dhe kalabrezë, cubëria, dënimi i regjimit të Burbonëve, dashuria e te rinjve që hyn ne konflikt me vendimet e prindërve (ndonëse këtu autori mban anën e nënës), dënimi i martesave të përziera të arbëreshëve me italianët.
Vihet re roli j rëndësishëm i nënës në famiijen arbëreshe, ndonëse kryetari i famlijes ishte padyshim burri. Ne këtë vepër gjejmë edhe dënimin e dashurisë pasion nga ana e autorit murg që në vepra të tjera ndeshet me mbrojtjen e ndjenjës së sinqertë të dashurisë. Po heroina e romanit, e cila paraqitet e pajisur me virtyte fisnike familjare si bashkëshorte besnike dhe nënë e përkushtuar duket se nuk i meriton fatkeqësitë e rënda të njëpasnjeshme qe bien një nga një mbi të. Autori ka dashur të paraqesë forcën e tmerrshme te mallkimit të nënës sipas filozofisë dhe psikologjisë popullore, po i ka trashur së tepërmi ngjyrat. Rozalba dhe e bija e vogel Fiordispina (Lulegjëmbi) jepen si viktima te pafajshme te mallkimit.
Noçenca (shkurtim i emrit Inoçenca — pafajësi), nëna që mallkon tërheq mallkimin edhe mbi vete meqenëse detyrohet te braktisë familjen pas grindjes me të shoqin dhe vdes para kohe. Autori mban një qëndrim ambivalent ndaj sai: e simpatizon si mbrojtëse të etnisë arbëreshe dhe të identitetit te saj që rrezikohet nga martesat e përziera, si njohëse e mirë e njerëzve (meqenëse ka kuptuar veset e fshehta të dhëndrit të ardhshëm), megjithatë e dënon mallkimin e së bijës prej saj si një gabim tragjik qe zgjon forca të errëta.
Rozalba shihet prej autorit edhe ajo si njeri që kryen nje gabim tragjik, po edhe si viktimë e pafajshme, ajo më tepër simpatizohet dhe mëshirohet. Autori e pasqyron tek duron ne frymën e mëshirës kristiane keqtrajtimin e të shoqit dhe, si murg, ndonëse fundi i saj është i tmerrshem shpreh shprese për shpetimin e shpirtit të saj (Mund të shtonim se Santorit tregohet këtu më I mëshirshëm se De Rada i cili dënonte një krijesë te vet, “fajtore te pafaj”, Parailen, te shndërrohet pas vdekjes në një fantazëm pa qetësi!).
Stanci, i shoqi i Rozalbës është nga ato figura personazhesh, që do t’I ndeshim në veprat e mëvonshme te Santorit dhe që shprehin konceptin e tij pesimist per thelbin e njeriut; ky djalë i ri që ka në thelb egoizmin degjeneron për këtë arsye nga lakmia per paratë dhe kënaqësitë e jetës, pasioni i tij për Rozalbën nuk i qëndron kohës dhe madje — hollësi psikologjike e goditur kjo — atij I zgjon urrejtje butësia dhe nënshtrimi i saj se i duket sikur e akuzojnë pêr gabimet a krimet e veta (tjeter imtësi e goditur — vetë shokët e tij cuba llahtarisen nga kjo ligësi e mosmirenjohje e tij); më vonë ligësia e Stancit rritet dhe e çon në krime, më i tmerrshmi i të cilëve është vrasja e së shoqes.
Romani i paraqitur nga vetë autori si historik, është në të vërtetë një roman zakonesh me ngjyrën historike ku elementi etnografik luan një rol të rëndësishëm siç do të ndodhë më vonë në krijimet e Santorit. Figurat e prinderve të Rozalbës në roman paraqesin më tepër interes psikologjik per kompleksitetin më te ndjeshëm meqenëse Noçenca, një grua në thelb e mençur dhe e mirë, arrin te shkelë mbi dashurinë e nënës me malikimin e saj dhe merr guximin e rrallë në atë kohë të lerë të shoqin ndërsa Paskuali, i ati i Rozaibës që është disi kokëfortë dhe dritëshkurtër, shfaq më tepër mirëkuptim për ndjenjat e vajzës dhe shpreh një mendim me realist për mailkimin e Noçencës, duke e parë atë thjesht si fryt i nje mendimi të gabuar. Një figurë simpatike është kumbara, arbëreshi Mateo, mishërimi i urtësisë popullore, i cili e mirëkupton mospranimin e martesës me mblesëri nga ana e Rozalbës dhe përpiqet ta ndalojë Noçencën te kryejë gjestin fatal te mallkimit. Midis të gjithë atyre karakteresh të rrëmbyera personazhj ¡ Mateos spikat me urtesine dhe humanizmin e vet dhe është një alter — ego I autorit. Me ngjyra satirike jepen në roman figurat e xhandarëve të cilët jepen si hajdutë më të rafinuar se vete cubat në ballafaqim me viktimën e cubave së cilës i marrin paratë ne emër “të drejtësisë”.
Gjuha e romanit është një italishte disi retorike dhe artificiale dhe nuk shërben për karakterizimin psikologjik të personazheve i cili do të ndeshej përkundrazi në veprat arbërisht të Santorit.
Kjo vepër mund të përfshihet në realizmin e afërt me natyralizmin e disa krijimeve te këtij autori arbëresh që jep tablo të goditura nga jeta e fshatrave (në këte rast të lugines së Savutos dhe fshatrave kalabreze, megjithatë përmendet edhe fshati i Specano Albanezes, fshati i origjines së dy prej personazheve kryesore, Noçences dhe Mateos). Megjithatë aty gjejmë edhe ngjyrat e forta të romantizmit europian në formën e tij më të skajshme që i ekzalton pasionet e fuqishme të dashurisë dhe të urrejtjes dhe që në Itali gjeti shprehje në romantizmin kalabrez. Mund ta përfshinim romanin e Santorit në atë lIoj që do të quhej “roman ¡ mases” dhe që në kohën e tij përfaqësohej nga romanet e Dymait dhe Sysë në Francë.
Romanet e mëvonshme janë më të ndërlikuara dhe me vlerë më të lartë artistike. Edhe në ketë roman ndihet dëshira e autorit për të komunjkuar me një publik sa më te gjerë, dëshirë që nuk iu realizua, siç thuhet me te drejtë në parathënie për shkak të vjetrimit te mesazhit poiitik të demaskimit te regjimit té Burbonëve. Mesazhet e rrafshit etik në këtë vepër janë çuditërisht ambivalente (a dënohet më rreptë mosbindja ndaj prindërve apo mallkimi i nxituar i nënës, dashuria si pasion ¡ verbër apo arbitrariteti I vendosjes së prindërve për fatin e fëmijëve?)
Në vepër ka gjithashtu një mesazh shoqëror, paraqitja e varfrisë se errshme të fshatrave të jugut të ftalisë dhe dukurisë së cubërisë.
Komponentja patriotike shfaqet në pasqyrimin e virtyteve të arbëreshit Mateo dhe në qëndrimin mosmiratues ndaj martesave të përziera (edhe martesa e prindërve të Rozalbës ishte e përzier; jo më kot arbëreshja Noçenca jepet më Iargpamese se i shoqi ndonëse edhe me gojën e së bijes flitet per një epërsi mendore të burrit).
Ky roman e pasuron ndjeshëm krijimtanjnë e Santorit dhe letërsinë arbëreshe dhe do te ishte e dëshirueshme të përkthehej në gjuhën shqipe për t’iu bërë ¡ njohur edhe lexuesit shqiptar.