Merr miratimin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, kandidatura e propozuar nga presidenti për kreun e KLSH-së

Aktualitet Kryesore Politikë

Me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot kandidaturën e Arben Shehut, i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më parë Kuvendi i ka rrëzuar 3 kandidatura apo propozime Ilir Metës për kreun e KLSH, Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. Ndërkohë në krye të institucionit me mandat të mbaruar qëndron ende Bujar Leskaj derisa të zgjidhet pasardhësi i tij në krye të institucionit.

Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSh dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.

Share: