Lirimi i të dënuarit përjetë, pezullohet drejtori i burgut Drenovë

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e Gerti Gjinararit tha se janë pezulluar nga puna, drejtori i burgut Drenovë, një përgjigjes sektori dhe dy specialistë

Ministria e Drejtësisë me strukturat e brendshme të kontrollit të Drejtorinë e Burgjeve kanë kryer inspektim lidhur më këtë ngjarje nga administrata e burgut të Drenovës përsa i përket dokumenteve të dorëzuara në procesin gjyqësor për çështjen e lirimit të të dënuarit Gert Gjinararit. Bazuar në gjetjet e konstatua është proceduar me referimin e materialit pranë prokurorisë së Korçës për drejtorin e burgut Drenovë, Korçë, një përgjigjes sektori dhe dy specialistë, për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve lidhur me përgatitjen e raportin të vlerësimit të Gert Gjinarati. Drejtori dhe punonjësit janë pezulluar nga detyra. Drejtori dhe punonjësit janë pezulluar nga detyra”.

Gjonaj tha se vendimi është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e Kodit Penal për dhënien e një vendimi lirimin me kusht të një të dënuar me burgim të përjetshëm.

45-vjeçari, Gert Gjinarari i dënuar me burgim të përjetshëm u la i lirë, pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Prokuroria e Korçës. Gjinarari përfitoi liri me kusht nga Gjykata e Korçës në 14 Shkurt.

Share: