Një test i cili do të zbulojë nëse njerëzit kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën është aprovuar nga zyrtarët shëndetësorë në Angli.
Public Health England (Shëndeti Publik Anglez) tha që testi i antitrupave, i zhvilluar nga ndërmarrja farmaceutike zvicerane Roche, ishte një “zhvillim shumë pozitiv”.
Testi i gjakut kërkon antitrupa për të parë nëse një person tashmë ka pasur virusin dhe tani mund të ketë një imunitet.
Deri më tani, zyrtarët kanë thënë që teste të tilla nuk janë mjaft të besueshme.
Qeveria më parë harxhoi një 16 milion paund për blerjen e testeve të antitrupave të cilat më vonë u vërtetuan joefektive.
Burimet i thanë BBC-së se testi Roche ishte i pari që ofroi një potencial serioz.
Antitrupat krijohen nga sistemi ynë imunitar ndërsa mëson të luftojmë një infeksion.
Gjetja e antitrupave që sulmojnë koronavirusin tregojnë se personi është infektuar në të kaluarën, por ata nuk vërtetojnë se janë të mbrojtur kundër tij në të ardhmen.
Ekspertët në strukturën e qeverisë Porton Down vlerësuan javën e kaluar testin Roche, tha Shëndeti Publik Angli.
Ata zbuluan se nëse dikush ishte infektuar, ai jepte rezultatin e saktë në 100% të rasteve.
Roche tha nëse dikush nuk do të kishte pasur koronavirusin, atëherë testi jepte rezultatin e saktë më shumë se 99.8% të kohës.
Do të thotë se më pak se dy në 1.000 njerëz të shëndetshëm mund të rezultonin gabimisht se kishin pasur më parë koronavirusin.