Jorgo Bulo ishte një shqiptar filolog, historian dhe kritik letrar, si dhe një anëtar i Akademisë së Shkencave.
Akademiku Bulo lindi në 27 prill 1939 në Sheper të Gjirokastrës, dhe u nda nga jeta në 26 nëntor 2015.
Sot Jorgo Bulo do të festonte 81-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ai nuk ndodhet më midis nesh, ndaj Akademia e Shkencave e ka kujtuar akademikun me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se i mungon.
“Kujtojmë sot në ditën e Tij të lindjes akademikun Jorgo BULO (1939-2015).
Na mungon! Gezuar diten e lindjes i dashur Jorgo!”, shkruhet në postimin e Akademisë së Shkencave.
Jorgo Bulo studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar në vitin 1960.
Në vitin 1982 ai mri titullin Doktor i Shkencave Filologjike, në vitin 1994 titullin Profesor i Asociuar dhe në vitin 1998 titullin Profesor (PhD).
Që prej viti 2003 dhe deri sa u nda nga jeta ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptare.
Jorgo Bulo u nda nga jeta në 26 nëntor 2015 për shkak të një problemi në zemër.