Italia po del nga tuneli i përballjes me COVID-19, përgjysmohet numri i viktimave në raport me një ditë më parë

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

Lajme të mira nga Italia. Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi, ku gati është përgjysmuar në raport me një ditë më parë.

 

Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima.

Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi bie në këtë shifër.

Nurmi total i viktimave ka arritur më 26 644 dhe i të infektuarve 197 675. Persona aktual pozitivë me koronavirus janë 106 103.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1808 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 64 928.

Në repartet e terapisë intesive janë 93 pacientë më pak e numri i përgjithshëm i tyre ka zbritur më 2009.

Në strukturat spitalore numri ka zbritur me 161 pacientë më pak e nurmi aktual i tyre është sotë 21 372.

Në Italia deri më sot janë kryer 1 757 659 tampone.

Share: