Mbrëmjen e së dielës Elvana Gjata ka qenë në Prishtinë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, ku dhe ka kënduar në koncertin e mbajtur atje disa prej hiteve të saj.
Përveç koncertit, Elvana ka dhënë dhe një intervistë për “Prive”, ku ka rrëfyer emocionet e saj, por një detaj i kapur nga bordo.al na bëri përshtypje dhe bëhet fjalë pikërisht për unazën e diamantit që mungonte në gishtin e saj.
Të gjithë e mbajmë mend kur në një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, pas jetesës në SHBA, gazetarit dhe gjithë publikut i ra në sy unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht.
Mos ndoshta heqja e saj tregon se Elvana Gjata mund t’i ketë dhënë fund fejesës së saj me të fejuarin biznesmen pas ngjarjes së rëndë në fillim të tetorit, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë? Ose ishte thjeshtë një zgjedhje profesionale e stilistit Valdrin Sahiti që u kujdes për pamjen e Elvanës.