Italia ndez dritat e shpresës: Ulet numri i vdekjeve dhe i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

454 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë orëve të fundit në Itali, ndërkohë që një ditë më parë ishin 433 viktima.

Aktualisht ka arritur në 24,114 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 2,256 të infektuar të tjerë me Covid-19, informon në komunikatën e tij Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.

Një ditë më parë ishin  3,047 njerëz të infektuar, kurse në ditën pararendëse, ishin 3,491. Numri total tani ka arritur në 181,228 njerëz të infektuar.

Rajoni më i goditur italian, Lombardia duket se po “shërohet” pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 viktima dhe 735 raste të reja me koronavirus.

Totali i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 66,971 ndërsa totali i viktimave në 12,376.

Share: